Ballina / Fun / Kuriozitete / Zbulohen 3 varre 2.000 vjet të vjetra në Egjipt (Foto)
Loading...

Zbulohen 3 varre 2.000 vjet të vjetra në Egjipt (Foto)

Arkeologët i kanë zbuluar tri varre që datojnë para më shumë se 2.000 viteve, nga periudha e Ptolemeut.

Ministria e Antikes e Egjiptit ka njoftuar se ky zbulim u bë në provincën e Luginës së Nilit, Minya, në jug të Kajros, në një zonë të njohur si al-Kamin al-Sahraëi, transmeton Express.

Kjo ministri ka theksuar se sarkofagët nëntokësore dhe fragmentet e baltës sugjerojnë se ajo zonë ishte një zonë e madhe nekropole diku nga mesi i periudhës së 27-t Dinastisë dhe Greko-Romane.

Njëri prej varreve ka një  shtizë varrimi të gdhendur në guri dhe çon drejt një dhome ku janë gjetur kapakë antropoidë dhe katër sarkofagë për dy gra dhe dy burra. Një varr tjetër ka tri dhoma; njëra prej tyre ka gjashtë vrima varrimi, përfshirë edhe një për fëmijë./Express/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Aktori nga Hollywood- i Morgan Freeman thërret ezanin

Morgan Freeman, ylli i shumë filmave nga të gjitha zhandret, gjatë një vizite në një xhami …

Loading...