Ballina / Fun / Kuriozitete / Zbulohen banor të rinj në galaktikë
Loading...

Zbulohen banor të rinj në galaktikë

Rruga e Qumështit është galaktika që përmban sistemin tonë Diellor. Ky emër rrjedh nga pamja e galaktikës prej Tokës në formën e një vije të hollë që shkëlqen dhe që ka një aspekt “qumështor”. Termi “Rruga e Qumështit” është një përkthim nga latinishtja via lactea Nga Toka, Rruga e Qumështit duket si tufë drite sepse struktura e saj në formë disku shihet nga mbrenda. Galileo Galilei ishte i pari që pa yjet të veçuar e jo si një tufë drite me teleskopin e tij në vitin 1610. Deri në kohët e hershme të vitit 1920, shumica e astronomëve mendonin se Rruga e Qumështit i përmbante të gjitha yjet e universit. Pas debatit të madh të vitin 1920 në mes Harlow Shapley dhe Heber Curtis, vëzhgimet nga Edwin Hubble treguan se Rruga e Qumështit është vetëm një nga galaksitë e shumta të gjithësisë. Rruga e Qumështit ka formën e një spiraleje me një diametër prej rreth 100,000 vite dritë deri 120,000 vite dritë dhe përmban rreth 400-600 miliard yje. Mund të ketë të paktën 100 miliardë planete në Rrugën e Qumështit.

Astronomi Kevin Schawinski i Institutit Federal të Teknologjisë Zvicerane në Cyrih thot se “ janë zbuluar prova premtuese për një objekt me vrimë të zezë të mbushur me yje”. Që do të thot se nëse zbulohen vrima të shumëta të këtij lloji, kjo dëshmon për banorë të tjerë.

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Aktori nga Hollywood- i Morgan Freeman thërret ezanin

Morgan Freeman, ylli i shumë filmave nga të gjitha zhandret, gjatë një vizite në një xhami …

Loading...