Ballina / Lajme / Kosovë / Zbulohet biseda mes Lavdrim Muhaxherit dhe dy kosovarëve se si do të kryenin sulmin terrorist në ndeshjen Shqipëri – Izrael
Loading...

Zbulohet biseda mes Lavdrim Muhaxherit dhe dy kosovarëve se si do të kryenin sulmin terrorist në ndeshjen Shqipëri – Izrael

Dy persona të arrestuar një vit më parë për organizim të sulmeve terroriste, kan pranuar fajsinë para trupit gjykues në Prishtinë, si bashkpunëtor të sulmeve terrosrist në ndeshjen Shqipëri – Izrael.

Që të dy ishin arrestuar nga njesia speciale, të cilët kishin organizuar sulm terrorist gjatë kohës kur dy ekipet e futbollit Shqipëria dhe Izraeli kishin planifikur lojë futbolli.

Sipas aktakuzës Sipas aktakuzës, katër nga të akuzuarit “me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, që ta kryejnë një vepër terroriste, ashtu që pasi që i njëjti përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., me anë të internetit – aplikacionit Telegram, këtij të pandehurit i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016”

Dihet se 317 kosovarë ju kan bashkangjitur ISIS-it, në konfliktin në Lindjen e mesme. Ndërsa 50 persona  janë denuar për përfshirjen në rekrutim të moshave e gjinive të ndryshme. 60 persona kan humbur jetën në luftë në Siri.

Sipas disa raporteve nderkombëtare kuptohet se në kampet e ISIS –it janë rreth 38 gra, 27 fëmijë dhe rreth 70 veta kan humbur jeten në luftë.

Ndërsa kan arritur të ikin nga kampet e ISIS-it 120 veta, ku disa nga ta edhe sot vuajn nga traumat dhe tmerri i përjetuar.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...