Ballina / Lajme / Shqipëri / Zbulohet linja e kontrabandës ndërkombëtare të gomave që hynin tranzit në Shqipëri, operacioni ‘Pneumatic’
Loading...

Zbulohet linja e kontrabandës ndërkombëtare të gomave që hynin tranzit në Shqipëri, operacioni ‘Pneumatic’

Dogana shqiptare dhe Policia e Shtetit kanë zbuluar në Portin e Durrësit, një linjë kontrabande ndërkombëtare gomash që vinin me anije, kalonin tranzit në Shqipëri dhe përfundonin në Kosovë.

Në kuadrin e operacionit ‘Pneumatic”, u kap një mjet që vinte nga Ankona me 12 405 kg goma, por që dilte nga Shqipëria në doganën e Morinit për në Kosovë me peshë mangut 7860 kg! Kësisoj, u arrestua drejtuesi i mjetit V.T. si dhe mjeti i tij bashkë me gomat.

DEKLARATA E PLOTE E DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE DOGANAVE

Më datë 24.08.2017, ora 22:00, strukturat e Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me forcat e policisë së Shtetit, si rezultat i një analize risku të kujdesshme, përfunduan me sukses operacionin “Pneumatic”, ku u zbulua një rast kontrabande gomash gjatë një tranziti ndërkombëtar.

Mjeti me targe WTHD225, i drejtuar nga shtetasi VT, mbërriti në portin e Durrësit më 23.08.2017, me linjën Ankona-Durrës, transit në Shqipëri me destinacion final Kosovën.

Gjatë kryerjes së kontrollit dhe skanimit të mjetit në degën e Doganës Durrës, rezultoi se transportonte mallra, kryesisht goma automjetesh me peshë 12 405 kg.

Bazuar në indikatorët e riskut, si dhe në dyshime të bazuara, u organizua operacioni “Pneumatic”, duke mbikëqyrur mjetin gjatë tranzitimit me destinacion Kosovën.

Gjatë rikontrollit të mjetit në Degën e Doganës Morinë, rezultoi peshë mangut 7 860 kg, duke faktuar veprën penale të kontrabandës, që konsiston në hedhjen në mënyrë të paligjshme për konsum të mallrave gjatë një procedure transiti nderkombetar.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi VT u arrestua në flagrancë, mjeti dhe mallrat u sekuestruan , materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

/syri.net/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Policia shqiptare konfiskojnë 63 kg kokainë të gjitha pakot kan një kod të veçantë

Policia shqiptare në një konferencë për media ka treguar se dje kan konfiskuar 63 kg …

Loading...