Ballina / Show Bizz / Muzike / Zbulohet se a do të jetë pjesë e “O sa mirë” Adelina Ismaili
Loading...

Zbulohet se a do të jetë pjesë e “O sa mirë” Adelina Ismaili

Adelina Ismaili ditë më parë bëri bujë kur u shfaq para publikut në Gjilan, duke bërë që fansat të interesoheshin menjëherë për mundësinë e kthimit të saj në skenë.

Edhe pse mbështetja e publikut dhe duartrokitjet e bëjnë të ndihet mirë, këngëtarja është e vendosur për të ardhmen dhe duket se muzika nuk bën pjesë më në prioritetet e saj.

Ajo në një intervistë televizive ka thënë se do të kthehet vetëm si aktore, duke ngritur kështu dyshime se pjesë e cilit film apo serial do të jetë.

Pas kësaj, disa portale patën shkruar se këngëtarja do të bëhet pjesë e serialit më të shikuar në vend, “O sa mirë”.

Gazeta Express merr vesh nga burimet e saj brenda serialit se diva e muzikës shqiptare do të marrë pjesë vetëm në një episod.

“Adelina Ismajli do të jetë mysafir special në një episod të serialit ‘O sa mirë’, por nuk dihet akoma se a do të bëhet pjesë e kastit të aktorëve. Ajo momentalisht është duke xhiruar në Zvicër, ku së shpejti ajo episod do të transmetohet”.

E ndërkaq, aktori Jeton Zogjani para pak minutash ka publikuar një foto me këngëtaren gjatë xhirimeve.

“Me ma t’madhen n’O Sa Mire Adelina Ismailin!!”, ishte përshkrimi i fotografisë së publikuar nga Zogjani.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë: “Dy Krena” Super projekti muzikor nga Reeezy (Foto-Video)

Tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinj …

Loading...