Ballina / Lajme / Kosovë / Zeka: Kurti po e shkatrron Kosovën ashtu si Millosheviçi që e shkaterroi ish Jugosllavinë
Loading...

Zeka: Kurti po e shkatrron Kosovën ashtu si Millosheviçi që e shkaterroi ish Jugosllavinë

Deputeti i Nismes, Milaim Zeka i ka akuzuar krerët e LVV- es,  për gjendjen e krijuar nga ta. Zeka madje përmes këtij postimi në Facebook ju tregu se shumë shpejt do të nxjerr fakte që do i bëjnë të flasin vetmevete. Ndërsa ai ju ka drejtuar edhe liderit të LVV -je Albin Kurti duke i thënë : Se ashtu si Millosheviçi që e shkaterroi ish Jugosllavinë, duke u thirrur në “unitet” e “bashkim”, edhe ti po e shkaterron Kosoven duke u thirre në “bashkim kombetar”, e patriotizëm fallc.

Postimi i plotë i Milaim Zekes:

Të dashur qytetare, te gjithe ju qe jeni shqetesuar, edhe ju qe jeni gezuar

Sulmi i djeshem ndaj meje, është sulm ndaj demokracisë anarkiste që është instaluar në Kosovë.
Mbram, nuk me ka sulmu Frasher Krasniqi, narkoman dhe pijanec. Mbram nuk me ka sulmu as kryerrugaçi, Fisnik Ismajli, djali i Muharrem Ismajlit, jarani ma i ngushte i kasapit serb, Millosheviç. Fisi ashte rritë në prehërin e Millosheviçit, kështu që sharjet, fyerjet, denigrimet, kërcenimet, i ka mësime prej axhes Millosh!

Mbram jamë sulmuar direkt nga i sëmuri mental, Albin Kurti, dhe disa qe po ja mbajnë zhagun. Kjo parti kmereve të kuq, që në mbeturinat e sajë janë zhytyr deri në fyt ish miqtë e mi, si Glauk Konjufca, Liburn Aliu, me baballarët e të cilëve kemi qenë në ilegale. Më ka sulmu Albulena Haxhiu, gjyshi i të ciles, i madhi baci Ahmet, ka ardhur ilegalisht për të më takuar në Zurich të Zvicres.
Mbram më ka sulmu Rexhep Selimi, të cilin e kam mbrojtur në luftë e në paqe. Ja kam mbrojtur edhe familjen kur pa të drejtë i është sulmuar!
Deshirojë ti them Albin Kurtit vetëm një gjë: E di që keni ba pare, sepse po ju furnizon Turqia, Beogradi e Moska. E di që je duke i zbatu planet e Beogradit për me shkaktu lufte civile në Kosovë. E di që tana mjetet po i perdorni për me ba hallakame Kosoven. E di që çdo recept të UDB- es serbe je duke e zbatu. Ama dije që je i lig, në zemër, në mendje, dhe në shpirt.
Dije që qytetarët e Kosovës shpejte kanë me kuptu, se ashtu si Millosheviçi qe e shkaterroi ish Jugosllavine, duke u thirrur në “unitet” e “bashkim”, edhe ti po e shkaterron Kosovën duke u thirre në “bashkim kombetar”, e patriotizem fallc.
Albin, jo Frasherin, po edhe 100 te tjere merri në Parlamen, kot e ke. Faktet që kam me i nxjerre kundër teje dhe disave, bash kanë me ju ba me fole vetemevete!

/MegaPress.al/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...