Ballina / Lajme / Kosovë / Zeka: Parlamentin e kanë mbipopulluar çobanët
Loading...

Zeka: Parlamentin e kanë mbipopulluar çobanët

Ish-gazetari, Milaim Zeka, tani deputet i koalicionit PAN, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovcin, ka thënë se parlamentin e kanë mbipopulluar çobanët, dhe ka kërkuar nga PAN-i që ditën e enjte të jap emrin e kandidatit të tyre.

Postimi i plotë i Zekës në Facebook:

Personalisht mbështes ftesën e Adem Mikullovcit

Prej qe ka filluar seanca e pare e Parlamentit, komedia “Kafeneja jone”, me kryepersonazhin Adem Mikullovci, po ece për mrekulli. Ademi, here me hajgare, here me seriozitet, as qe e ka idene se çfare është duke bere. Thjeshte, po tregon se është sinonimi me i mire i një shoqërie feudale, turkofile, me traditën qe Bali i Shpise, mundet me tredhë miza ne parlament, edhe ne me ja mbajte zhagun.

Krejte keto marrezira po ndodhin per shkak te vakumit ligjor, ngase parlamentin e kane mbipopulluar çoban, te cilet ne kushte normale, nuk do duhej kaluar neper fermat e dhive, pa le ma te tallen kaq paturperisht me elektoratin.

Si do qofte, e kisha lutur PAN-in, qe mos te kërkojë qime ne tlyne, po te vije ditën e enjte me emrin e kandidatit, edhe te ecim me tutje. I madhi, dhe i mençuri, duhet me leshu pe. Përndryshe po përgatitemi për zgjedhje te jashtëzakonshme, po nuk e di se cili prej neve ka me pas fytyrë për me dale edhe me kërku vota?!!!

© KOHA.

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...