Ballina / Lajme / Kosovë / Zhbllokimi i Kuvendit, NISMA demanton deputetin e saj për seancën e 24 gushtit
Loading...

Zhbllokimi i Kuvendit, NISMA demanton deputetin e saj për seancën e 24 gushtit

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë me 27 gusht. Teksa në seancat e kaluara ka dështuar formimi i institucioneve, si pasojë e mospjesëmarrjes në seancë të koalicionit PAN, për seancën e 24 gushtit është paralajmëruar që do të zhbllokohet kriza politike.

Kështu të paktën ka paralajmëruar deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, parti kjo e cila është në koalicion me PDK-në dhe AAK-në, në atë që njihet si PAN.

Zeka, ka thënë që nëse PAN nuk propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit, atëherë NISMA do ta zhbllokojë Kuvendin.

Image

Milaim Zeka

Foto galeri

“Hapi i parë, do të jetë largimi nga koalicioni, pasi unë do të qohem dhe do ta propozoj Milaim Zekën për kryetar të Kuvendit nga Nisma. Unë kam mundur edhe herëve të kaluara kur ka pasur kuorum të propozoj vetëm për kryetar të Kuvendin edhe deputetët me kishin votu, por nuk e kam bërë. Tani nëse më 24 dështon seanca ne do të ndërmarrim hapa të tjerë”, ka thënë Zeka.

Lidhur me këtë, dhe për të mësuar më shumë se si NISMA planifikon ta bëjë këtë, gazeta “Bota sot” ka kontaktuar më deputetin Zeka, por ai nuk ka dhënë më shumë detaje, duke thënë se për këtë më shumë flet Fatmir Limaj, por për shumë gjera të tjera është shprehur se flet në emrin e tij personal.

E anëtari tjetër i partisë Nisma për Kosovën, Enver Hoti, për gazetën “Bota sot” ka thënë se PAN është duke punuar në formimin e institucioneve sa më shpejtë dhe se beson se javën e ardhshme do të formohet Kuvendi e më pas qeveria.

Image

Enver Hoti

Foto galeri

“Ne jemi duke punuar në formimin e institucioneve sa më shpejtë , besojmë shumë se do të formohen javën e ardhshme, duke u zgjedhur kryetari i Kuvendit, e mandej do të votohet Qeveria Haradinaj, të gjitha të tjera janë spekulime”, ka thënë anëtari dhe ish deputeti i Nisma-së për Kosovën, Enver Hoti.

“Fatmir Limaj, njeriu që nuk e pëlqen Kadri Veselin kryetar Kuvendi”

Ndërsa, analisti poltik, Faton Mehmeti, për paralajmërimin e Zekës thotë se nuk beson që  fjalët e tij janë qëndrime te NISMA-së, pasi sipas tij, dihet se NISMA është futur në koalicion më PAN për shkakun e Ramushit.

Image

Faton Mehmeti

Foto galeri

“Në këtë sens besoj se NISMA do i përmbahet marrëveshjes më Ramushin për ta bërë atë kryeministër, dhe në këtë  logjikë është krejt normale që se pari të tejkalohet procedura e zgjedhjes se kryetarit të kuvendit, që në këtë rast flitet të jetë Kadri Veseli. Pavarësisht se nëse ka një njeri që nuk e pëlqen Kadri Veselin për kryetar kuvendi është Fatmir Limaj, gjithsesi NISMA pritet ta votoj Veselin për hir të procedurës për të proceduar më formimin e qeverisë” ka thënë ai.

Milaim Zeka publicitet vetës

Sipas Mehmetit deklaratat e Milaim Zekes janë  për t’i bërë publicitet vetës dhe për t’u dëshmuar si faktor në Kuvend, edhe pse vetëm fjalë pa asnjë substance brenda saj.

“Ky është vetëm fillimi i demagogjisë se  Milaimit, i cili shpesh edhe ja fut kot.  Nuk besoj se NISMA largohet nga koalicioni PAN, kjo mund të ndodh vetëm nëse Ramushi nuk arrin t’i bëjë votat për kryeministër”, ka përfunduar Mehmeti.

/BotaSOY/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...