Ballina / Lajme / Bota / Zhduket studentja Adea Shabani familja 25 mijë dollar shpërblim për gjetjen e saj

Zhduket studentja Adea Shabani familja 25 mijë dollar shpërblim për gjetjen e saj

Është zhdukur pa gjurmë Adea Shabani nga Maqedonia e cila kishte shkuar në Amerikë për të studiuar aktrimin, që tani më ishte në vitin e dytë. Familjarët e saj kan vënë 25 mijë dollar shpërblim për të gjithë ata të cilët kan informacione në lidhje me Dea Shabani.

Familjarët e saj në Maqedoni janë të frikësuar pasi që vajza e tyre kishte humbur pa gjurmë para 11 ditësh, e cila kishte shkuar në Los Angelos për të studiuar. Ndërsa familja Shabani për gjetjen e vajzes kan angazhuar një detektiv.

Policia amerikane i ka pyetur edhe kolegët e saj nëse kan vërejtur ndonjë shqetësim tek Adea dhe një shoqe e saj ka treguar se kohëve të fundit ajo kishte mjaft shqetësime dhe dukej e frikësuar.

Sipas dëshmitarëve Dea Shabani në diten e zhdukjes ishte par në dy lokacione të ndryshme  në Wilcox Avenues, jo shumë larg vendit ku banonte edhe në zonën e Santa Clarita Valley.

Policia amerikane, mediat dhe familja Shabani nga Maqedonia, luten për gjithë ata të cilët kan njohuri për vendodhjen e vajzes të lajmrohen në polici, transmetojnë mediat amerikane.

 

/MegaPress.AL/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …