Ballina / Sport / Zyrtare: Donnarumma vazhdon me Milanin edhe për katër vite me pagë 6 milionë euro
Loading...

Zyrtare: Donnarumma vazhdon me Milanin edhe për katër vite me pagë 6 milionë euro

Gianlugi Donnarumma e ka zgjatur kontratën me Milanin edhe për katër vite.

Marrëveshja u mbyll sot në zyrat e klubit kuqezi.Numri 1 i “Djallit” ka firmosur rinovimin për 4 vite, me pagë prej 6 milionë euro në sezon.

Një goditje e madhe për Milanin, edhe pse natyrisht në këtë mes del i fituar agjenti Mino Raiola.

Ditë më parë ka nënshkruar edhe vëllai i portierit, Antonio, i cili do të marrë pagë prej 1 milion euro në sezon.

Sipas mediave italiane, në kontratë është përfshirë edhe klauzola e prishjes së kontratës për 75 milionë euro, në rast se Milani nuk shkon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Shikoni gjithashtu

Supertalenti nga Bishtazhini, Toni Domgjoni përkrah rininë e vendlindjes

Toni Domgjoni nga Bishtazhini (Gjakovë) është një ndër talentët më mirë në Zvicër dhe është …

Loading...