Ballina / Lajme / Zyrtarizohet takimi mes Dimitrovit dhe Daçiqit
Loading...

Zyrtarizohet takimi mes Dimitrovit dhe Daçiqit

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë përmes një njoftimi për media konfirmon takimin mes shefave të diplomacisë të Maqedonisë dhe Serbisë, Nikolla Dimitrov dhe Ivica Daçiq.

Siç thonë nga MPJ, takimi është planifikuar në orën 15 në Nish të Serbisë, ndërsa pas takimit rreth orës 15:45 dy ministrat pritet të japin deklarata për media.

Ky takim vjen pas bisedës telefonike mes Zoran Zaevit dhe Aleksadar Vuçiqit, të cilët në një njoftim të përbashkët thanë se çdo keqkuptim do ta zgjidhin me dialog.

/Zeri.info/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...